KRONIKË

Fatime Suli u vra dhe u hodh në kanal, zbardhet dëshmia e autorit Fetah Marra: Më qëlloi me gurë prandaj e mbyta


Një ngjarje tepër e rëndë tronditi mëngjesin e kësaj të premte banorët e Kucovës, pasi një 64-vjecare u gjet në kanal e gjysëm e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Viktima u identifikua si Fatime Suli, e cila ishte vrarë nga komshiu i saj Fetah Marra, 58-vjec, pas një sheri të ccastit, sic pretendon autori. Dyshohet se ai ka tentuar ta perdhunoje.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në dëshminë e tij para hetuesve, Marra ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë, duke rrëfyer se viktima kishte refuzuar t’i jepte mbrapsht shumën 600 mijë lekë që i kishte marrë borxh.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“I kërkova borxhin prej 60.000 lekësh, mu përgjigj nuk ta jap, më tregoi bërrylin, më qëlloi me gurë dhe pastaj e mbyta me krah”, ka rrëfyer ai përballë efektivëve.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Banorët e zonës ishin ata që kishin parë autorin të largohej dhe mësohet se ai është kapur nga policia në stanin ku punonte si bari.

Dhe nga ekzaminimi i bërë në morg, Fatime Suli rezulton se është mbytur dhe trupi i pajetë është hedhur në afërsi të shtratit të lumit Devoll.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button