AKTUALITETSTAR CHANNEL

FIER/ 32 vite në shërbim të Policisë së Shtetit, vlerësohet me Certifikatën e Karrierës nënkomisari Besnik Mahmutaj

FIER – Pas më shumë se tri dekadash në radhët e Policisë së Shtetit, nënkomisari Besnik Mahmutaj, oficer pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, është vlerësuar me Certifikatën e Karrierës, në shenjë mirënjohjeje për 32 vite shërbim, profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e detyrave.

Vlerësimi është akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ndërsa ceremonia u zhvillua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Reklama në FieriWeb - “”

Në emër të Drejtorit të Përgjithshëm, certifikatën ia dorëzoi zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimit, kryekomisar Alket Ahmetaj.

Në motivacionin e vlerësimit theksohet kontributi i dhënë gjatë viteve të shërbimit, profesionalizmi dhe përkushtimi i treguar nga nënkomisar Mahmutaj në përmbushjen e detyrave të ngarkuara.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë 32 viteve të karrierës, ai është dalluar për korrektësi, integritet dhe përgjegjshmëri në ushtrimin e funksioneve të tij, duke u vlerësuar edhe si një shembull për kolegët dhe brezat e rinj të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Në përfundim të ceremonisë, nënkomisar Besnik Mahmutaj shprehu mirënjohjen për vlerësimin e marrë, ndërsa uroi kolegët për suksese të mëtejshme në përmbushjen e misionit dhe detyrave të Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button