KRONIKËSTAR CHANNEL

ÇFARË LA PAS ZJARRI I PËRMASAVE TË MËDHA NË LEVAN – DHJETËRA MILIONË LEKË DËME, FAMILJET PËRBALLEN ME PASOJAT

Fier – Kjo është gjithçka që ka mbetur pas zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu ditën e djeshme zonën e Levanit në Fier. Pas një nate të gjatë përballjeje me flakët, sot pasojat janë të dukshme kudo: ullishte të djegura, sipërfaqe pyjore të shkrumbuara, biznese të dëmtuara dhe familje që kanë humbur pasurinë e tyre.

Flakët nisën në fshatin Vadhizë dhe, të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta, u përhapën me shpejtësi, duke përfshirë qindra hektarë me ullishte, pyje dhe shkurre në territorin e Vadhizës, Peshtanit dhe Levanit.

Reklama në FieriWeb - “”

Sot, banorët përballen me pasojat e një dite që për shumë prej tyre u kthye në momente të vërteta tmerri, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Një prej familjeve më të prekura është ajo e Fevzi Bibos. Zjarri ka shkrumbuar stallën e bagëtive, sasi të mëdha ushqimi për kafshët, si dhe makineri bujqësore. Sipas familjarëve, dëmet paraprake llogariten në mbi 30 milionë lekë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Por për familjen Bibo, përtej dëmit të madh ekonomik, sot emergjenca kryesore është sigurimi i ushqimit për bagëtitë që kanë mundur të shpëtojnë nga flakët.

Dëme të konsiderueshme janë regjistruar edhe në Levan, ku një banori i është djegur biznesi, i cili ishte burimi i vetëm i të ardhurave për familjen e tij. Edhe në këtë rast, dëmet paraprake vlerësohen në mbi 30 milionë lekë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Banori kërkon që dëmet të evidentohen dhe të vlerësohen nga institucionet përgjegjëse. Ai shprehet se kjo nuk është hera e parë që zjarri i shkatërron pronën dhe ullishtet, ndërsa për dëmet e mëparshme, sipas tij, nuk ka marrë asnjë vlerësim apo kompensim.

Ndërkohë, beteja me flakët nuk ka përfunduar ende.

Reklama në FieriWeb

Zjarri i nisur ditën e djeshme vijon të jetë aktiv në disa zona, ndërsa aktualisht flakët vazhdojnë të djegin sipërfaqe me pyje dhe ullishte në kodrat e fshatit Frakull.

Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave aktive. Operacioni po mbështetet edhe nga ajri, me ndërhyrjen e një avioni zjarrfikës.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Pas një nate dhe një dite të gjatë përballjeje me flakët, banorët e zonës tashmë përballen me një tjetër betejë: pasojat e zjarrit.

Ata presin ndërhyrjen e institucioneve për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve, ndërsa familjet që kanë humbur stallat, bizneset, makineritë bujqësore dhe prodhimet e tyre kërkojnë ndihmë për të nisur nga e para.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button