KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Zbardhen dy raste zjarrvënieje, një person arrestohet në flagrancë, një tjetër procedohet penalisht

Policia e Fierit ka zbardhur dy raste zjarrvënieje të regjistruara në fshatrat Daullas dhe Kreshpan, ndërsa ka arrestuar në flagrancë një 50-vjeçar dhe ka nisur procedimin penal për një tjetër shtetas.

Pas shfaqjes së disa vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të Fierit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë intensifikuar kontrollet dhe veprimet për identifikimin e personave përgjegjës.

Reklama në FieriWeb - “”

fshatin Daullas, policia ka arrestuar në flagrancë pranë vendit të zjarrit shtetasin A. G., 50 vjeç. Sipas policisë, ai kishte ndezur zjarr në tokën e tij për djegien e shkurreve, por flakët, si pasojë e përhapjes, kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi.

Ndërkohë, në fshatin Kreshpan, uniformat blu kanë identifikuar dhe kapur pranë një tjetër vatre zjarri shtetasin Q. Y., në tokën në pronësi të tij. Ai ka deklaruar se kishte ndezur zjarr për djegien e mbetjeve, por era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke rrezikuar edhe disa banesa dhe duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Për shkak të moshës, ndaj shtetasit Q. Y. është vendosur procedimi penal.

Materialet procedurale për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia e Fierit u bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin djegien e mbetjeve bujqësore apo pastrimin e tokave përmes zjarrit, pasi flakët mund të dalin shumë shpejt jashtë kontrollit dhe të shkaktojnë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Policia fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button