AKTUALITETKRONIKË
FIER/ 55-vjeçari gjendet i vetëvarur në fshatin Peshtan i Madh
Fier – Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Peshtan i Madh ditën e djeshme, rreth orës 16:30, ku është gjetur pa shenja jete shtetasi Asqeri Metaj, 55 vjeç. Viktima dyshohet të jetë vetëvarur në tokën e tij, ndërsa trupi i tij është zbuluar nga familjarët.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Ditën e djeshme, rreth orës 16:30, në fshatin Peshtan i Madh, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në tokën e tij, shtetasi A. M., 55 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.