KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier / Aksident i rëndë në kryqëzimin e Cakranit, humb jetën 16-vjeçari në timon
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në aksin rrugor Levan–Tepelenë, në fshatin Cakran, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacionit paraprak, automjeti i drejtuar nga S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga i mituri O. M., rreth 16 vjeç, i cili ndodhej në timon në momentin e aksidentit.
Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital, ndërsa drejtuesi tjetër nuk raportohet të ketë pësuar lëndime të rënda.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, nën drejtimin e Prokurorisë.
Policia apelon për kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor në këtë aks të rrezikshëm.




