KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier – Automjeti përfundon në kanal, plagoset lehtë drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në segmentin e autostradës Lushnje–Fier, pranë vendit të quajtur “fabrika e miellit”.
Një automjet tip Volkswagen ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anës saj. Drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë vetë nga makina, ndërsa është ndihmuar edhe nga kalimtarë të rastit.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat konfirmuan se drejtuesi ka marrë lëndime të lehta. Ai është transportuar në urgjencën e spitalit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.




