KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Banorët bëjnë bilancin e dëmeve pas zjarrit në Drizë-Peshtan: U rrezikuan banesat dhe jetët tona

Një ditë pas zjarrit të madh që përfshiu zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan në Bashkinë Fier, banorët po përballen me pasojat e flakëve që për nëntë orë përshkuan një sipërfaqe të gjerë, duke lënë pas dëme të konsiderueshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas banorëve, janë dëmtuar banesa, mjete bujqësore, vreshta, ullishte, sipërfaqe me shkurre, si edhe baza ushqimore për bagëtitë. Ata shprehen se nuk kanë përjetuar më parë një zjarr me përmasa të tilla, i cili rrezikoi seriozisht banesat dhe jetën e banorëve të zonës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Banorët vlerësojnë ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, forcave zjarrfikëse dhe helikopterëve të Forcave të Armatosura, të cilët arritën të vënë nën kontroll flakët dhe të shmangin pasoja edhe më të rënda. Ndërkohë, shumë emigrantë janë kthyer me urgjencë në fshat, pasi u njoftuan për rrezikun që i kanosej pronave të tyre.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Lidhur me ngjarjen, Policia ka arrestuar 20-vjeçarin Nikolla Jaso, banues në fshatin Drizë. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se i vuri zjarrin një sipërfaqeje toke në pronësi të babait të tij për të djegur barishte, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar zjarrin masiv.

Reklama në FieriWeb

Sipas të dhënave të Sektorit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Fier, zjarri përshkoi rreth 110 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe ullishte, ndërsa banorët apelojnë për kujdes maksimal në përdorimin e zjarrit gjatë ditëve me temperatura të larta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button