ART & KULTURSTAR CHANNEL
Fier dhe Zakynthos: Një mbrëmje magjike që forcoi miqësinë kulturore

Një mbrëmje magjike artistike bashkoi qytetin e Fierit me miqtë nga ishulli grek i Zakynthos, në skenën e Teatrit “Bylis”. Në një atmosferë plot energji dhe emocion, muzika greke, folku tradicional dhe vallet plot gjallëri ndezën skenën, duke u pritur me duartrokitje të gjata nga publiku fierak.

Ky aktivitet kulturor u shndërrua në një urë miqësie mes dy popujve, ku arti dhe kultura kapërcyen kufijtë, duke forcuar lidhjet e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë.

Artistët grekë zhvilluan gjithashtu një vizitë në Bashkinë e Fierit, ku u pritën nga kryetari Armando Subashi, i cili vlerësoi kontributin e këtyre shkëmbimeve kulturore në forcimin e marrëdhënieve mes Fierit dhe Zakynthos.













