KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Dyshoi se edukatorja keqtrajtoi djalin 4-vjeçar në kopsht, nëna e fëmijës rreh edukatoren 44-vjeçare

Dy gra janë proceduar penalisht në Fier, pas një konflikti që dyshohet se lidhet me keqtrajtimin e një fëmije 4-vjeçar në një kopsht shtetëror.

Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier kanë proceduar penalisht dy shtetaset me inicialet E. P., 44 vjeçe, edukatore në kopsht, dhe E. L., 29 vjeçe, të dyja banuese në Fier.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga hetimet paraprake dyshohet se edukatorja ka keqtrajtuar fëmijën 4-vjeçar, i cili është djali i 29-vjeçares. Nga ana tjetër, nëna e fëmijës dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores.

Policia po vijon procedurat për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button