KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në bypass-in e Fierit, përplasen betoniere dhe kamion me materiale ndërtimi, plagoset një drejtues
FIER – Një aksident rrugor është regjistruar në bypass-in e Fierit, në segmentin Mbrostar–Levan, pranë Mbrostarit, ku janë përplasur një betoniere dhe një kamion që transportonte materiale ndërtimi.
Si pasojë e përplasjes, kamioni është përplasur edhe me trafikndarësen e autostradës, duke shkaktuar dëme materiale dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve të mjeteve, i cili ka pësuar frakturë në krah. Ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, përplasja ka sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve në këtë segment rrugor.




