AKTUALITETSTAR CHANNEL

Majlinda Bufi rrëfen pengun më të madh si nënë: Politika më mori kohën më të bukur me fëmijët

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, ka ndarë një rrëfim personal për jetën familjare, duke pranuar se angazhimi i saj i plotë në politikë i ka lënë një peng që e ndien edhe sot: kohën e pamjaftueshme të kaluar me fëmijët.

E ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion”, të moderuar nga Fjodora Fjora, Bufi foli hapur për mënyrën se si e ka përjetuar rolin e nënës, duke pranuar se ka qenë e rreptë me fëmijët e saj dhe se sot do të dëshironte të kishte kaluar më shumë kohë me ta.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Më vjen keq që kam qenë nënë e rreptë. Nuk kam qenë aq e butë sa duhet”, u shpreh Bufi, duke theksuar se edukimi me kërkesa dhe përgjegjësi ka ndikuar që dy fëmijët e saj të rriten të arsimuar dhe, mbi të gjitha, njerëz të mirë.

Kryebashkiakja tregoi se në politikën aktive u angazhua me kohë të plotë në vitin 2013, pikërisht kur fëmijët e saj ndodheshin në një nga periudhat më të bukura të jetës. Sipas saj, përkushtimi ndaj karrierës i ka kufizuar mundësitë për të qenë pranë tyre aq sa do të dëshironte.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Unë do të doja të kisha kaluar pak më shumë kohë me ta. Ajo që më vjen keq është se në vitin 2013 u bëra politikane me kohë të plotë dhe në atë kohë ata ishin në moshën më të bukur”, rrëfeu Bufi.

Ajo tha se mungesën e kohës me fëmijët e kuptoi edhe më shumë kur të dy u larguan për të vazhduar studimet universitare. Duke qenë se mes tyre ka vetëm një vit diferencë, largimi i tyre ndodhi brenda një periudhe të shkurtër.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Përtej përgjegjësive publike dhe angazhimit politik, rrëfimi i Majlinda Bufit solli në vëmendje anën personale të jetës së saj dhe sakrificat që shpesh shoqërojnë karrierën, veçanërisht kur ajo kërkon përkushtim të plotë dhe kohë të gjatë larg familjes.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button