KRONIKË

FIER / GJENDET PA JETË NJË PERSON NË LAGJEN “1 MAJI”, DYSHOHET SE ËSHTË EKZEKUTUAR – IDENTIFIKOHET VIKTIMA

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit, ku një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, në lagjen “1 Maji”.

Viktima është identifikuar si Selami Hasani.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një ose disa persona kanë hyrë në banesën e Hasanit, ku e kanë qëlluar për vdekje. Nga të njëjtat dyshime paraprake, mësohet se gjatë ngjarjes është plagosur edhe një person tjetër.

Dyshimet e para janë për një vrasje të kryer me armë zjarri, ndërsa ende nuk dihen motivet apo rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

FIERI WEB – LAJMI NË KOHË REALE

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button