KRONIKË

FIER/ Kapen 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. 


Njoftim i DVP Fier:

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Kapen 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim F. T., 29 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me një muaj burgim për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën shtetasin e shpallur në kërkim M. G., 33 vjeç, banues në Plyk, Lushnjë. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme, pasi ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Xh. M., 28 vjeç, banues në Fiershegan dhe I. B., 38 vjeç, banues në Bubullimë, pasi janë konfliktuar me disa shtetas të tjerë, në Divjakë, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮♂️

tëvendosurkundërkrimit✅

24/7

nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮♂️🇦🇱

Related Articles

Back to top button