AKTUALITET

FIER/ Ne pranga 5 shtetas, 2 prej të cilëve për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.


DVP Fier

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Vihen në pranga 5 shtetas, 2 prej të cilëve për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

-Specialistët për Hetimin e Krmit Ekonomik e Finaciar në DVP Fier ndaluan për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, shtetasit R. Xh., 39 vjeç, banues në Kuman, Roskovec dhe A. N., 25 vjeç, banues në Zharrëz, Patos, (të dy punonjës SHPSF).

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur një sasi vaji lubrifikant, naftë, venol, pombë hidraulike, prozhektor, ferrota, fuçi metalike, pronë të kompanisë Bankers Petrol.

-Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 21 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit personal, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një përforcues grushti.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. G., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Ford”.

E. S., 62 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në aksin rrugor Fier-Ballsh, është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Articles

Back to top button