AKTUALITET

Fier/ Nga aktiviteti i lojrave te fatit deri ne vjedhje, arrestohen 4 shtetas per vepra te ndryshme penale


DVP Fier/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

-Në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, në lagjen “Apollonia”, në lokalin e shtetasit Sh. B., shtetasi B. V., i cili punonte si kamarier, u kap në flagrancë me një telefon celular me të cilin dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. V., 30 vjeç, banues në Patos për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe proceduan penalisht shtetasin Sh. B., banues në Fier, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

-Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim O. M., 16 vjeç, banues në Drizë, Fier pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” shtetasin A. G., 56 vjeç, banues në Lushnjë.

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin P. M., 63 vjeç, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Volkswagen” është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin J. H., duke shkaktuar dëme materiale.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

-Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasit E. L., 67 vjeç, banues në Fier (ish-regjistrues në ZRVPP Fier) dhe D. F., 77 vjeç, pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke në fshatin Bishan, ku më parë ndodhej fusha e sportit e këtij fshati.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Articles

Back to top button