POLITIKËSTAR CHANNEL

Fier – Nisin përgatitjet për zgjedhjet, shpërndahen materialet zgjedhore në 3 KZAZ-të e qytetit

Ka nisur këtë të mërkurë shpërndarja e materialeve zgjedhore në tre Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) të qytetit të Fierit, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Materialet janë të destinuara për 97 qendra votimi dhe përfshijnë fletët e votimit, kutitë, procesverbalet, dhomat e fshehtësisë, si dhe të gjitha elementët e nevojshëm për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Shpërndarja është shoqëruar me masa të rrepta sigurie, nën mbikëqyrjen e forcave të policisë dhe mjeteve të ushtrisë. Në KZAZ nr. 57, 59 dhe 60, sipas kryetarit Niko Neço, ka mbërritur edhe sistemi monitorues me kamera dhe ekrane për garantimin e transparencës.

Nënkryetarja e kësaj KZAZ-je, Enkelejda Veliu, ka bërë të ditur se në qytetin e Fierit pritet të votojnë 74,525 zgjedhës në total. Ndërkohë, vijon edhe trajnimi i komisionerëve të qendrave të votimit dhe numëruesve të administratës zgjedhore, sipas sekretarit Erjon Kaja.

Ndërkohë risi në këto zgjedhje është teknologjia më e avancuar që mundëson skanimin e të gjitha materialeve zgjedhore dukr krijuar lehtësira është shprehur sekretari i KZAZ 59 Ervin Bushi.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Pas mbërritjes së materialeve, forcat e rendit do të qëndrojnë në gatishmëri për ruajtjen e tyre deri në shpërndarjen përfundimtare në qendrat e votimit, sipas orareve të përcaktuara nga autoritetet zgjedhore.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button