AKTUALITETFIERI YNË TV

FIER/ Një takim shumë i veçantë në Biblotekën Publike “Dritero Agolli” me shkrimtarin studiuesin dhe botuesin Xhevair Lleshi, Mjeshtër i Madh


Një takim shumë i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit takimi me shkrimtarin studiuesin dhe botuesin Xhevair Lleshi, Mjeshtër i Madh, shoqëruar nga dy miq të rëndësishëm, Roland Gjoza shkrimtar dhe Anila Bisha, drejtore e Mediaprint.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Shkrimtarë, mësues letërsie dhe disa nga lexuesit më të mirë të Bibliotekës ndoqën plot kërshëri e kënaqësi promovimin e dy librave më të fundit të autorit, botuar këtë vit, “Shtëpia e vallezimit”, botim i Mediaprint, dhe “Endem nëpër re me tim bir” nga Sh.B.”Onufri”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Një libër i ri për një autor, veçanërisht për një autor kaq prodhimtar sa z.Lleshi, është jo thjesht një titull më shumë në raft, por një sprovë për të tejkaluar veten dhe librat e mëparshëm.
Vajzat e talentuara të Klubit të Leximit, plot finesë e mençuri, sollën pasazhe nga librat dhe vlerësimet për autorin. Edhe shkrimtarët e ftuar sollën përshtypjet e tyre.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

“Jam i befasuar nga mikpritja në këtë Bibliotekën Fier, në këtë qytet që ka qenë djepi i shumë shkrimtarëve të sukseshëm dhe studiuesve rigorozë”, u shpreh autori.
Për mua të shkruarit është pjesë e ditës dhe vetë ekzistencës.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”


Në eksperiencën e tij 30-vjeçare z.Xhevair Lleshi ka arritur një numër rekord botimesh me 3 mijë tituj librash, rreth 90 botime në vit, duke përfshirë libra për fëmijë, libra shkollorë, drama, komedi e pjesë teatrore.
Falenderojmë me mirënjohje Autorin dhe Shtëpinë Botuese “Uegen” që dhuruan në Bibliotekën tonë mbi 270 libra, kryesisht autotë shqiptarë , të cilët shumë shpejt do të jenë në duart e përdoruesve të Bibliotekës. Biblioteka Publike “Dritero Agolli” Fier – Faqja Zyrtare

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button