KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier / Operacioni “No Guns 2”, arrestohet 43-vjeçari – sekuestrohen dy kallashnikovë

Finalizohet nga policia operacioni i koduar “No Guns 2”, i zhvilluar për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje në qarkun e Fierit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan Vasil Osmani 43-vjeç, banues në fshatin Levan, Fier.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri tip kallashnikov, si dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se mbaheshin pa leje.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Armët e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button