SPORTSTAR CHANNEL

Përfundon Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026, etapa finale u mbyll në Fier me fitues 22-vjeçarin me origjinë nga Fieri dhe ekipin shqiptar

Ka përfunduar sot edicioni i 83-të i Turit Çiklistik të Shqipërisë, me zhvillimin e etapës së pestë dhe të fundit, e cila nisi në Vlorë dhe u mbyll në Fier, ku u kurorëzua edhe fituesi i përgjithshëm i garës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas itinerarit të përcaktuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, etapa finale përshkoi një distancë prej 121.3 kilometrash dhe u karakterizua nga ritëm i lartë, rivalitet dhe emocione deri në vijën e finishit, me pjesëmarrjen e 18 ekipeve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Për mbarëvajtjen e aktivitetit, Policia Rrugore e Fierit kishte njoftuar bllokime të përkohshme të disa akseve rrugore nga ora 10:00 deri në 13:15, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Pas afro tre orësh garë, i pari që preku vijën e finishit në Fier ishte 22-vjeçari Gabriele De Fabritts, përfaqësues i ekipit kombëtar shqiptar dhe çiklisti më i ri me origjinë fierake, i cili la pas çiklistin grek Georgios Bouglas, ndërsa vendi i tretë iu takoi rumunit Alin Toader.

Reklama në FieriWeb

Pas përfundimit të garës, De Fabritts u shpreh se etapa ishte mjaft emocionuese dhe se kishte luftuar gjatë gjithë kohës për të arritur fitoren.

Ndërkohë, fitues i përgjithshëm i edicionit të 83-të u shpall hollandezi Niels Reemeijer, i cili u shfaq i emocionuar dhe e cilësoi Shqipërinë si një vend shumë të bukur.

Për pesë ditë me radhë, Turi Çiklistik i Shqipërisë solli atmosferën e çiklizmit ndërkombëtar, duke promovuar sportin, garën dhe bukuritë natyrore të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button