KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

Fier – Poker i paligjshëm në një lokal, arrestohen 2 persona, procedohen 16 lojtarë dhe sekuestrohen 8 mijë euro

FIER – Një lokal në lagjen “Kastriot” të Fierit është goditur nga Policia, pasi dyshohet se ishte përshtatur për organizimin e lojërave të fatit.

Operacioni i koduar “No Games” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjatë ndërhyrjes në ambientet e lokalit, policia zbuloi një dhomë të përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit. Në momentin e kontrollit, aty u gjetën 16 persona duke luajtur poker.

Në vijim të veprimeve, policia arrestoi në flagrancë dy persona: një 43-vjeçar, banues në Tiranë, i dyshuar si organizatori i lojërave të fatit, dhe një 49-vjeçare, banuese në Fier, e cila kishte marrë me qira dhe administronte lokalin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, 16 personat e kapur duke luajtur u proceduan penalisht në gjendje të lirë. Ata janë banues në Fier, Tiranë, Durrës, Korçë dhe Berat.

Gjatë kontrollit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, një kuti me 500 çipsa, gjashtë pako me letra bixhozi, pesë telefona celularë dhe 8 mijë euro.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Operacioni “No Games” vjen në kuadër të kontrolleve të Policisë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button