POLITIKËSTAR CHANNEL

Zjarret, deputetja e PS në Fier: Mirënjohje për çdo zjarrfikës, ngushëllime familjarëve për 76-vjeçarin në Mallakastër

Deputetja e Fierit, Antoneta Dhima, i kushtoi një moment vlerësimi dhe falënderimi zjarrfikësve që deri në këtë fillim tetori, ende luftojnë me flakët në zona të ndryshime të fundit. Ajo foli edhe për Nazif Hasanin, 76-vjeçarin në Greshicë të Mallakastrës që humbi jetën të dielën ndërsa përpiqej të shuante flakët.

“Dua ta nis fjalën time me një falënderim dhe vlerësim për njerëzit që kanë qenë në vijën e parë të përballjes me zjarret gjatë gjithë kësaj vere. Në temperatura të larta, kanë punuar për të mbrojtur pronat, pasuritë kulturore e natyrore, siç ndodhi edhe në Apoloni dhe dje në Patos e Mallakastër. Mirënjohje për çdo zjarrfikës që ka hyrë në flakë, për çdo ushtarak që ka qenë në terren, vullnetarë e qytetarë. Ngushëllime familjarëve të 76-vjeçarit që humbi jetën ditën e djeshme në Greshicë të Mallakastrës”, tha Dhima.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button