KRONIKËSTAR CHANNEL

Fier/ Policia evakuon 11 familje, dy persona shoqërohen si të dyshuar për zjarrin

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier vijojnë të jenë të angazhuara në ndihmë të banorëve në zonën e përfshirë nga zjarri, ndërsa forcat zjarrfikëse, helikopterët e Forcave të Armatosura dhe dhjetëra efektivë po punojnë pa ndërprerje për shuarjen e flakëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në gatishmëri në zonën e prekur ndodhet edhe ekipi i urgjencës së Spitalit Rajonal Fier.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Vatra e zjarrit ka nisur pranë vendit të quajtur “Azotiku”, në fshatin Drizë, dhe më pas është përhapur drejt zonës së Qafës së Koshovicës, duke përfshirë sipërfaqe të pyllëzuara pranë fshatrave Peshtan i Madh, Peshtan i Vogël, Drizë Myrtezaj dhe Plyg.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Për shkak të përmasave të zjarrit dhe erës së fortë që favorizon përhapjen e flakëve, Policia ka evakuuar 11 familje nga banesat e tyre dhe vijon monitorimin e banesave dhe subjekteve të tjera që mund të rrezikohen.

Reklama në FieriWeb

Gjithashtu, Policia Rrugore ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në të dy drejtimet e segmentit rrugor Qafa e Koshovicës–Cakran, ndërsa po asiston shërbimet zjarrfikëse në transportin e pajisjeve dhe mjeteve në zonat me terren të vështirë.

Deri në këto momente nuk është raportuar asnjë rast asfiksie apo lëndimi të banorëve. Po ashtu, është bërë e mundur shuarja e flakëve që kishin përfshirë një banesë, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në terren janë angazhuar Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, Policia Rrugore, grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë – Njësia Fier, si dhe drejtuesit e shërbimeve të DVP Fier, të cilët po koordinojnë operacionin.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë shoqëruar dy shtetas të dyshuar për shkaktimin e zjarrit. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit vazhdon, me mbështetjen edhe nga ajri të helikopterëve të Forcave të Armatosura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button