KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO
FIER/ RRJEDHJA E GAZIT NË FURRËN E BUKËS NË QËNAS, DY PUNONJËSIT PËRFUNDOJNË NË SPITAL NË GJENDJE ASFIKSIE

Një rrjedhje gazi në një furrë buke në fshatin Qënas të Fierit ka shkaktuar asfiksimin e dy punonjësve mëngjesin e sotëm.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00, ku dyshohet se gazi ka rrjedhur nga rubineti i bombulës së gazit.
Si pasojë, janë asfiksuar Aleksandër Kola, 62 vjeç, dhe Ilir Hysi, 55 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke.
Dy të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia po heton për të përcaktuar shkakun e saktë të rrjedhjes së gazit.




