Fier – Shkolla “Janaq Kilica” bën dedikim prekës për 15-vjeçarin Flamur Hoxhaj, i cili humbi jetën pas aksidentit me motor

Nxënësi i shkollës së mesme “Janaq Kilica” në Fier, 15-vjeçari Flamur Hoxhaj, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pas rreth një muaji në gjendje kome. Ai u aksidentua me motor, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe u trajtua intensivisht në spital.
Shkolla “Janaq Kilica” ka reaguar me një dedikim shumë prekës, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e nxënësit të tyre të dashur:
🖤 Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të nxënësit tonë të dashur, Flamur Hoxhaj. 🕯️
Një djalë i përkushtuar, i qeshur, i sjellshëm dhe plot ëndrra, Flamuri do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona si shembull i mirë edukimi dhe vlerash njerëzore. Humbja e tij ka lënë boshllëk të madh në zemrat e shokëve, mësuesve dhe gjithë komunitetit shkollor.
Ngushëllime familjes Hoxhaj për këtë dhimbje të paimagjinueshme. Pusho në paqe, Flamur. Do të të kujtojmë gjithmonë. 🕊️
Ceremonia mortore do të mbahet në vendlindjen e tij, ku familjarë, miq dhe bashkëmoshatarë do t’i japin lamtumirën e fundit.





