KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier/ Shpërthim me lëndë plasëse në lagjen “Kastriot”, dëmtohet dera e një subjekti
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit në lagjen “Kastriot” të Fierit, ku është dëmtuar dera e jashtme e një subjekti në pronësi të shtetasit A.K.
Sipas informacionit paraprak, nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Pas njoftimit për rastin, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar, si dhe për të përcaktuar motivet e mundshme të këtij akti.
Hetimet vijojnë.




