AKTUALITETSTAR CHANNEL

Nga 1 janari 2027, sigurimi i makinës do të verifikohet me kod QR, ja si do të funksionojë sistemi i ri

Duke nisur nga 1 janari 2027, verifikimi i vlefshmërisë së policave të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri pritet të bëhet edhe përmes një kodi QR, i cili do të vendoset në dokumentin e sigurimit. Sistemi i ri synon të lehtësojë kontrollet për qytetarët dhe organet përgjegjëse, duke mundësuar verifikimin e statusit të policës në kohë reale.

Sipas rregullores së parashikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), përdoruesit do të mund të skanojnë kodin QR me telefon dhe të lidhen drejtpërdrejt me portalin zyrtar të verifikimit, pa pasur nevojë për regjistrim apo fjalëkalim.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kodi do të gjenerohet automatikisht nga sistemi i shoqërisë së sigurimit në momentin e lëshimit të policës. Ai do të përmbajë adresën e portalit të AMF-së dhe Kodin Unik të Raportimit, pa përfshirë të dhëna personale të pronarit apo përdoruesit të automjetit.

Verifikimi do të bëhet edhe përmes targës dhe numrit të shasisë

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përveç skanimit të kodit QR, qytetarët do të kenë mundësi të kontrollojnë vlefshmërinë e policës përmes kërkimit manual, duke vendosur Kodin e Raportimit ose targën e automjetit së bashku me numrin e shasisë. Kërkimi vetëm përmes targës nuk do të lejohet.

Pas verifikimit, portali do të shfaqë nëse polica është “AKTIVE” ose “JO AKTIVE”. Në rastet kur sigurimi nuk është më i vlefshëm, sistemi do të tregojë edhe arsyen, si skadimi i afatit, anulimi apo zëvendësimi i policës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policat e skaduara do të qëndrojnë të dukshme në sistem për 15 ditë pas përfundimit të periudhës së mbulimit, me statusin “JO AKTIVE – SKADUAR”. Pas kësaj periudhe, ato nuk do të shfaqen më në portal dhe kërkimi do të kthejë përgjigjen “NUK U GJET”.

Çfarë informacioni do të shfaqet në portal?

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Gjatë verifikimit, përdoruesit do të mund të shohin të dhënat kryesore të policës, përfshirë shoqërinë e sigurimit, llojin e policës, targën, numrin e shasisë, datën e lëshimit, periudhën e mbulimit dhe numrin e ditëve të mbetura deri në skadim. Sistemi do të regjistrojë gjithashtu datën dhe orën e kontrollit.

Për Kartonin Jeshil, dokumentin e sigurimit ndërkombëtar të automjetit, do të shfaqen edhe të dhëna shtesë, si shteti lëshues, kategoria dhe marka e automjetit, pronari dhe zonat e mbulimit, në varësi të informacionit të disponueshëm në regjistër.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Në funksion të mbrojtjes së të dhënave personale, kërkimi manual nuk do të shfaqë emrin e pronarit të automjetit, numrin e kontratës dhe disa kode teknike që lidhen me policën.

Në rast se të dhënat e paraqitura në portal nuk përputhen me ato të dokumentit të sigurimit, përdoruesit do të kenë mundësi të raportojnë problemin përmes rubrikës përkatëse në sistem.

Gjatë vitit 2027 pritet edhe polica digjitale

Vendosja e kodit QR është pjesë e procesit të digjitalizimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri. Gjatë vitit 2027 pritet të zbatohet gjithashtu edhe polica digjitale e sigurimit, me përdorimin e nënshkrimit elektronik.

Ndryshimet synojnë të reduktojnë përdorimin e dokumentacionit fizik, të lehtësojnë procedurat për qytetarët dhe të rrisin transparencën në verifikimin e sigurimit të automjeteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button