KRONIKË

FIER/ Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, një për kultivim të bimëve narkotike, një për kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe një për drejtim të mjetit pa patentë dhe në gjendje të dehur.


Fier

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, një për kultivim të bimëve narkotike, një për kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe një për drejtim të mjetit pa patentë dhe në gjendje të dehur.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Procedohet penalisht një shtetas për zjarrvënie.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Levan, Fier, në tokën e shtetasit Th. Ç., gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Th. Ç., 24 vjeç, banues në Levan, Fier.

• Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. B., 39 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, për motive të dobëta ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

•Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Q., 48 vjeç, banues në Divjakë, pasi drejtonte motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

•Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, proceduan penalisht shtetasin F. D., banues në Kasnicë, Patos, pasi duke djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me ullinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button