COVID-19FUTBOLLKOMBËTARJA

Frikë te Kombëtarja! 3 ditë para ndeshjes me Hungarinë, futbollisti dhe fizioterapisti rezultojnë me COVID


Tre ditë para ndeshjes me Hungarinë, Kombëtarja Shqiptare është në stres, pasi një futbollist i tyre dhe fizioterapisti kanë rezultuar pozitiv me COVID.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet fjalë për mbrojtësin Erjon Hoxhallari si edhe fizioterapistin, Arzen Voci dhe kjo ka shtuar frikën në radhën e futbollistëve, sepse të dy ishin grumbulluar me kuqezinjtë dhe kanë pasur kontakte edhe me futbollistë të tjerë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije për mediat dhe opinionin publik se ditën e djeshme është larguar nga grumbullimi mbrojtësi Erjon Hoxhallari si edhe fizioterapisti i Kombëtares, Arzen Voci, të cilët pas testeve të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Hoxhallari dhe Voci janë larguar menjëherë nga hoteli ku gjenden të grumbulluar për t’u karantinuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Kësisoj, Hoxhallari nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet që cilësohen si vendimtare për Shqipërinë në ëndrrën për të prekur zonën e play-off-it, ku fillimisht do të luajnë më 9 tetor ndaj Hungarisë në transfertë, ndërsa tre ditë më vonë, më 12 tetor do të presin Poloninë në stadiumin “Air Albania”, njofton FSHF.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button