AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier: Vijojnë punimet për stabilizimin e argjinaturave të dëmtuara nga reshjet në Hasturkas, Libofshë.

Në Fier po vijojnë pa ndërprerje punimet për stabilizimin e argjinaturave të dëmtuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit. Autoritetet bëjnë me dije se ndërhyrjet janë drejt fazës përfundimtare në çarjen e parë të konstatuar në fshatin Hasturkas.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Paralelisht, punimet po vijojnë edhe në zonën e njohur si “Kasollja e Patave”, ku po kryhet rehabilitimi i plotë i dëmtimeve në argjinaturë për të shmangur rrezikun e përmbytjeve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas strukturave përgjegjëse, ndërhyrjet kanë për qëllim garantimin e mbrojtjes së tokës bujqësore dhe rritjen e sigurisë për banorët e zonave përreth. Mjetet e rënda dhe grupet e punës janë në terren për të përforcuar segmentet e dëmtuara dhe për të rikthyer funksionalitetin e plotë të argjinaturave.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Autoritetet theksojnë se do të ndërhyhet në çdo zonë ku konstatohet dëmtim, me qëllim parandalimin e pasojave të mundshme nga reshjet dhe mbrojtjen e komuniteteve lokale.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button