FIERI NEWSSTAR CHANNELVISIT ALBANIA

Fieri çel zyrtarisht sezonin turistik, Darëzeza kthehet në qendrën e festës verore

Fieri ka çelur zyrtarisht sezonin turistik me një atmosferë festive në bregdetin e Darëzezës, ku qindra qytetarë fierakë dhe vizitorë nga qytete të ndryshme të vendit iu bashkuan aktiviteteve të organizuara përgjatë fundjavës. Koncerte me muzikë live, gara me kuaj, aktivitete sportive dhe ndeshje boksi kanë sjellë një atmosferë të gjallë, duke e kthyer zonën në një pikë të rëndësishme të argëtimit dhe turizmit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pjesëmarrja e lartë është konsideruar si një sinjal pozitiv për sezonin veror. Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, u shpreh se përveç aktiviteteve festive, bashkia ka ndërmarrë masa konkrete për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe garantimin e kushteve sa më të mira për pushuesit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas tij, krahas plazheve të Semanit dhe Darëzezës, një nga surprizat e këtij sezoni pritet të jetë zona e Pishë-Poros, e konsideruar si një nga perlat natyrore të bregdetit të Fierit dhe me potencial të lartë për zhvillimin e turizmit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në të gjithë vijën bregdetare të Fierit operojnë rreth 100 subjekte private, ndërsa gjatë këtij sezoni do të jenë funksionale edhe 6 plazhe publike, të cilat do të monitorohen nga roje bregdetare për sigurinë e pushuesve.

Reklama në FieriWeb

Nga ana tjetër, drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, theksoi se bashkëpunimi mes qeverisë dhe pushtetit vendor ka sjellë përmirësime të rëndësishme në infrastrukturë dhe në krijimin e kushteve më të mira për turistët. Sipas saj, bregdeti i Fierit po tërheq gjithnjë e më shumë interes nga turistët vendas dhe të huaj falë investimeve dhe promovimit të vazhdueshëm.

Ndërkohë, pushuesit që kishin zgjedhur Darëzezën për të kaluar fundjavën vlerësuan pastërtinë e zonës, cilësinë e rërës dhe çmimet e përballueshme, duke nënvizuar se bregdeti i Fierit mbetet një alternativë ekonomike krahasuar me plazhet e jugut të vendit.

Aktivitetet festive dhe mbrëmjet speciale me artistë nga Shqipëria dhe Kosova do të vijojnë gjatë gjithë fundjavës, duke e shndërruar Darëzezën në një nga destinacionet më të frekuentuara në nisje të sezonit veror.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button