POLITIKËSTAR CHANNEL

Ardian Ferro: Demokratët po rikthehen në shtëpinë e tyre, PD Fier drejt normalitetit

Kryetari i PD Fier, Ardian Ferro, është shprehur se demokratët po rikthehen në “shtëpinë e tyre”, duke folur për procesin e votimit dhe zhvillimet brenda degës së Partisë Demokratike në Fier.

Në një prononcim për mediat, Ferro tha se procesi ka nisur normalisht dhe me pjesëmarrje të lartë, duke theksuar se kjo frymë tregon rikthimin e mbështetësve në Partinë Demokratike, pavarësisht përçarjeve të mëparshme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas tij, vihet re edhe rikthimi i figurave dhe mbështetësve të larguar më herët, veçanërisht i mbështetësve të Bashës, çka sipas kreut të PD Fier tregon se edhe dega e Fierit po shkon drejt rikthimit të normalitetit pas problemeve të shumta të përjetuara, sidomos pas disfatës në zgjedhjet e 11 majit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button