Fifi ngjitet në skenën e bar “C’est la vie”, elektrizon publikun fierak (VIDEO)
Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, FIFI, vijon të jetë një ndër këngëtaret më të kërkuara për koncerte.
Mbrëmjen e kaluar, ajo ishte e ftuar në lokalin “C’est la vie”, në qendër të qytetit të Fierit, ku realizoi një performancë fantastike.
Rreth orës 23:50 kengetarja me origjine kosovare, Fifi eshte ngjitur ne skenen e improvizuar ne bar “C’est la vie” Fier ku jane mbledhur qindra persona per ta ndjekur nga afer dhe shijuar zerin e saj.
Këngëtarja ka performuar disa nga këngët më të njohura nga repertori i saj duke elektrizuar atmosferën.
E mahnitur nga mikpritja e publikut fierak, Fifi ka thënë se ka mbetur pa fjalë, dhe mezi pret të rikthehet përseri në Fier dhe pse jo përsëri në ngrohtësinë e bar “C’est la vie”.
/fieriweb.com