AKTUALITETSTAR CHANNEL
Fiket zjarri në Levan, pas një dite të vështirë për zonën
Pas një dite të gjatë dhe të vështirë për banorët dhe ekipet e emergjencave, zjarri që përfshiu dje zonën e Levanit është shuar.
Flakët përfshinë sipërfaqe të mëdha me ullishte, vreshta, ferma dhe biznese, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Gjatë ndërhyrjes, pati edhe mjete të forcave të rendit të dëmtuara nga flakët, ndërsa dhjetëra banorë u përballën me një situatë tejet të rrezikshme.
Sot, pas shuarjes së vatrave të zjarrit, në zonë ka mbetur vetëm një pamje e trishtë: tokë e djegur, pemë të shkrumbuara dhe prona të dëmtuara.
Tashmë pritet vlerësimi i plotë i dëmeve të shkaktuara nga zjarri.




