AKTUALITET

“Fikni makinat në mes të rrugës”, protesta për çmimet e karburantit, nesër do të bllokohet autostrada Tiranë – Durrës (Orari + njoftimi)


Ditën e nesërme në orën 13:00 është paralajmëruar një protestë për uljen e çmimit të karburantit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas një njoftimi që po qarkullon në rrjetet sociale, bëhet me dije se ditën e premte në orën 13:00 pasdite do të zhvillohet protesta ku kërkohet që në autostradën Tiranë – Durrës të fiket makina në mes të rrugës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Protestë! Fike makinën!”thuhet në lajmërimin e shpërndarë nga shoqëria civile në rrjetet sociale.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kjo protestë vjen pas rritjes së çmimit të gazit e cila në fillim të vitit 2021 ishte nga 50-60 lekë për litër, por nga një vëzhgim në pikat e karburanteve rezulton se çmimi është rritur deri në 90 lekë për litër. Edhe nafta është shtrenjtuar sërish me 10 deri në 20 lekë për litër, duke ndikuar drejtpërdrejtë tek xhepat e familjeve shqiptare.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button