AKTUALITET

Dhunoi qytetarin, pezullohet polici në Lushnje


Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar nga detyra një punonjës policie në Lushnje. Ky vendim ka ardhur pasi ka d hunuar qytetarin, Amarildo Hoxha.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

SHÇBA njofton se polici B.SH., është pezulluar për veprën penale “Kryerje e veprimeve arbitrare”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pak ditë më parë në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, Lushnje. Amarildo Hoxha, tregtar në këtë zonë, tregoi për mediat d hunën brutale që punonjës të policisë kishin ushtruar ndaj tij.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sipas Hoxhës, dy efektivët e policisë e kanë d hunuar fizikisht pasi ky i fundit në momentin e ndalimit ishte duke filmuar me telefonin e tij.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Njoftimi i plotë:

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, më datë 28.10.2021 ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të policisë në Komisariatin e Policisë Lushnje, Inspektor B.SH.
Hetimi në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprën penale “Kryerje e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal, pas ankesës së shtetasit A.H., i cili ka deklaruar se është dhunuar nga punonjës policie në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, Lushnje.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Hetimet po vijojnë.
SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Related Articles

Back to top button