RAJONI

Flet ish-gruaja e autorit që vrau shqiptaren në Greqi: E kuptova që ishte vrasësi


Gjithnjë e më shumë po dalin në dritë provat e sjelljes abuzive të ish-partnerit të Xheorxhinës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ish-bashëshkortja e tij, me të cilën autori ka dy fëmijë ka thënë për mediat greke se për vite me radhë kishte qenë viktimë e sjelljeve abuzive dhe rrahjeve brutale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Unë mund të isha në pozicionin e Xheorxhinës. Ne ishim bashkë për shtatë vjet dhe ai ishte gjithmonë i dhunshëm, duke më goditur sepse ishte xheloz dhe për paratë. Ai ishte shumë i dhunshëm, nuk më linte të dilja, kujdesesha vetë për shtëpinë dhe fëmijët”, thotë gruaja.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

E kisha denoncuar disa herë në polici. Në incidentin e parë më goditi në sy dhe përgjithësisht kishim tensione. Ishte i dhunshëm, më rrihte nga xhelozia, nuk donte të punoja dhe kur nuk i pëlqente diçka më rrihte. Në vitin 2018 shkuam te një avokat për të marrë një divorc. Ai u martua përsëri dhe më pas u dënua për bigami”, shtoi ajo.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Dukej se ai ishte i aftë të më vriste mua dhe çdo grua. Kur Xheorxhina u zhduk dhe unë e pashë, e kuptova që në momentin e parë që ai e bëri atë. Madje kuptova që mesazhet ishin të tijat. Për fat të keq do të futet në burg për 15-20 vjet dhe pastaj do të dalë, por ajo nuk kthehet më. Unë pata fat dhe shpëtova”, theksoi ajo.

Në një video të publikuar nga mediat greke, Xhorxhina shfaqet teksa ecën dorë për dore me partnerin e saj, pasi ky i fundit e kishte marrë nga puna dhe po kthehshin për në banesën atyre, aty ku ai do e vriste dhe më pas do fuste në një valixhe për ta groposur më pas në një pyll të Halkidikit, midis Triglia dhe Galatista.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Xhorxhia Murati, e cila ishte shtatzëne u vra nga partneri i saj, i cili për tetë ditë të tëra në ekranet e televizioneve greke kërkonte me dëshpërim gruan e tij të humbur. Por në fund rezultoi se ai ishte autori i ngjarjes makabre që tronditi mbarë opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri. Burri vrasës denoncoi në polici zhdukjen e bashkëjetueses së tij më 2 janar të këtij viti.

Ndërsa dje 8 janar, autoritetet gjetën trupin e pajetë të 41-vjeçares në një pyll të Halkidikit, midis Triglia dhe Galatista.

41-vjeçarja me bashkeshortin
41-vjeçarja me bashkeshortin

Lidhur për vdekjen e shqiptares kanë rënë në prangat e policisë partneri i saj, si dhe një nga miqtë e tij. Trupi i shqiptares u gjet pas dëshmisë së mikut të partnerit të 41-vjeçares i cili tregoi se shqiptarja u vra nga partneri i saj, ndërsa ai e ndihmoi për ta fshehur në pyll.

Më 2 janar, pak orë pas zhdukjes së 41-vjeçares, partneri i saj bëri daljen e tij të parë televizive duke u përpjekur të paraqiste skenarin përmes të cilit besonte se do të fshihte krimin makabër.

“U zgjova në orën 9 të mëngjesit. Pashë që më ka dërguar mesazh se ka ardhur në shtëpi, dhe se kishte marrë para nga sirtari. Nuk mund ta di arsyen, Gjeorgjia më kërkonte gjithmonë para kur i duhej diçka. Më vonë kuptova se mungonin edhe disa sende personale të saj nga shtëpia. Ajo nuk informoi askënd, madje as vajzën e saj”, tha partneri ai më 2 janar.

Tre ditë më vonë, ai këmbëngulte se “ duhen gjetur medoemos gjurmët e telefonit të saj. E kam kërkuar në punën e saj, në vendin ku shkonim për kafe, kam kontaktuar me miqtë e saj. Me shoqet që e njohin prej 40 vitesh. Ajo që kuptova nga miqtë e saj është se ata nuk e dinin se ajo ishte shtatzënë”.

Pak orë para zbardhjes së krimit, partneri i Gjeorgjisë ka denoncuar një vjedhje në banesën ku jetonte 41-vjeçarja. Ai inskenoi planin e vjedhjes për të zhvatur rreth 7 mijë euro nga banesa e 41-vjeçares, shkruan zougla.gr. Kjo është pista kryesore që po hetohet tashmë nga policia greke, pasi dyshohet se gruaja fatkeqe u vra për çështje parash.

Related Articles

Back to top button