SPORT
Florian Marku si Tyson, boksieri shqiptar mposht kundërshtarin në sekondat e para (VIDEO)
Florian Marku ka mundur të mposhtë kundërshtarin e tij Dylan Moran në ndeshjen e boksit që e nisi pak çaste më parë.
Në vetëm pak sekonda nga startimi i raundit të parë, Marku vë me shpatulla pas muri kundërshtarin dhe e grushton furishëm, duke detyruar menjëherë gjyqtarin të ndërpresë ndeshjen pas vetëm 54 sekondash. Në Manchester, grushtat e Markut ishin tepër për kundërshtarin dhe 30-vjeçari merr fitoren me Knock Out teknik.
Marku merr fitoren e radhës në boks, askush nuk mund ta ndalë deri më tani.