MJEKSIASTAR CHANNEL

Fluks i lartë pacientësh në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, për shkak të gripit dhe virozave sezonale

VIDEO

Urgjenca e Spitalit Rajonal të Fierit po përballet me një fluks të lartë pacientësh si pasojë e gripit dhe virozave sezonale. Mbi 120 qytetarë, të rinj dhe të moshuar, paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore, ndërsa në pikun e situatës numri i vizitave ka qenë edhe më i lartë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Mjekja Ilva Çuni bën me dije se grupmoshat më të prekura janë 15–25 vjeç dhe 70–80 vjeç, ku nuk kanë munguar as rastet fatale, veçanërisht tek pacientët me sëmundje shoqëruese.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas mjekes Çuni, gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, në pikun e gripit, Urgjenca ka regjistruar deri në 160 vizita në 24 orë. Ndërkohë, muaji janar ka shënuar rekord të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, me rreth 4 mijë vizita në total.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ajo thekson se gripi i këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar, është shfaqur me një kohëzgjatje më të madhe të simptomave dhe me rikthim të tyre pas disa ditësh përmirësimi, duke rënduar gjendjen shëndetësore të shumë pacientëve.

Reklama në FieriWeb

Më të prekur nga gjendjet virale kanë qenë pacientët kronikë, të cilët në shumë raste janë hospitalizuar. Në këtë kuadër, mjekja Çuni apelon për kujdes të shtuar në përdorimin e antibiotikëve, të cilët duhet të merren vetëm me rekomandimin e mjekut të familjes dhe jo pa këshillë mjekësore.

Gjithashtu, ajo u bën thirrje adoleshentëve dhe personave të prekur nga gripi që të shmangin frekuentimin e shkollave dhe ambienteve publike, për të parandaluar përhapjen e infeksioneve.

Pavarësisht fluksit të lartë, Urgjenca e Spitalit Rajonal të Fierit ndodhet në gatishmëri të plotë, me personel të mjaftueshëm për të përballuar nevojat e qytetarëve, ndryshe nga vitet e kaluara kur mungesa e mjekëve e vështirësonte përballimin e situatës.

Related Articles

Back to top button