FIERI YNË TVMJEKSIA

Fluks virozësh në Fier, mjeku: Gjendja e rënduar, mbi 150 raste në 24 orë në spital. Rekomandohet që…


Teksa vendi ynë po përballet me luhatje temperaturash, edhe fluksi i virozëve ka qenë i madh. Në qytetin e Fierit në 10 ditët e para të vitit numërohen rreth 1250 vizita të paraqitura pranë spitalit rajonal.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas mjekut Blendi Dhespollari gjendja paraqitet e rënduar pasi numri i vizitave ka arritur deri në 150 raste në 24 orë. Kryesisht të rrezikuar nga virozat janë moshat e treta që kanë edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Për këta pacientë, sqaroi Dhespollari, është e nevojshme ospitalizimi dhe trajtimi nga mjeku pasi rrezikojnë edhe jetën.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Mjeku Dhespollari shprehet se nga testimet e kryera deri tani nuk kemi të bëjmë me Covid-19, por me viroza të stinës.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ai bën thirrje që pacientët me simptoma më të lehta t’u drejtohen qendrave shëndetësore dhe mjekut të familjes. Dhespollari ka përmendur edhe masat për t’u mbrojtur nga këto viroza, si qëndrimi në ambiente të ajrosura e jo të mbyllura, përdorimi i lëngjeve, përdorimi i antipiretikëve si paracetamol e ibuprofen.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”


Related Articles

Back to top button