RAJONI
Fredi Beleri në burg, protestë para ambasadës shqiptare në Athinë
Qindra persona kanë protestuar ditën e sotme para ambasadës shqiptare në Athinë, pasi Gjykata e Posaçme la në burg Fredi Belerin, i akuzuar për blerje votash.
Protestuesit kërkuan lirim sa më të shpejtë të Fredi Belerit dhe bashkëpunëtorit të tij Pandeli Kokaveshit
Mes protestuesve ishin edhe eksponentë të njohur të grupeve anti-shqiptare, si kandidati për deputet i demokracisë së re Babis Kakarathanos.