KURIOZITETERECETA GATIMITË NDRYSHME

Frutat e verës që zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër


Ngjyrë e ndezur, shije e veçantë dhe një vend special në dietën verore. Këto fruta të stinës janë zgjidhja më e mirë për një zemër të shëndetshme!

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Megjithëse llojet e ndryshme të manaferrave, mjedrave, boronicave dhe luleshtrydheve i gjejmë pothuajse gjatë gjithë vitit në shumicën e supermarketeve, nuk ka dyshim që këto fruta shijojnë edhe më shumë kur zgjedhim t’i hamë të freskëta, në stinën kur piqen apo nga pema.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Luleshtrydhet dhe boronicat janë të pasura me përbërësin e dobishëm bimor antocianinë, e cila u jap atyre ngjyrën e kuqe, blu dhe vjollcë. Shumë studime kanë lidhur konsumimin e ushqimeve të pasura me antocianinë me një shëndet më të mirë të zemrës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në një studim të fundit, studiuesit zbuluan se gratë që konsuamuan më shumë se tre porcione boronicë ose luleshtrydhe çdo javë kishin një rrezik 34% më të ulët të sulmit në zemër krahasuar me ato që konsuamuan më pak. Antocianina i bën enët e gjakut më elastike dhe ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Këto fruta janë një meze e lehtë, e shijshme, por gjithashtu u japin aromë fantastike sallatave me fruta, smoothies, kosit, drithërave apo edhe sallatave të thjeshta.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Related Articles

Back to top button