AKTUALITETSOCIALE

Furtuna e çmimeve “kërcënon” turizmin 


Turizmi po përballet me një furtunë çmimesh që nisi me energjinë e tani po përshkallëzohet me lëndët djegëse, ushqimet, detergjentët e një sërë hallkash të tjera.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Realiteti i ri i ka vënë bizneset në pozitë të vështirë, pasi kontratat me garanci të shitura një vit më parë do të kushtojnë realisht 30-40% më shtrenjtë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Agjencitë e huaja turistike kanë nisur vizitat monitoruese rutinë në hotele, teksa turistët e parë të huaj që do të vijnë, pritet të jenë nordikët.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ndryshimi i kontratave me garanci nuk është një opsion sipas tur-operatorëve, për shkak të penaliteteve dhe cenimit të imazhit, ndaj në rastin më të mirë, shumicës do t’i duhet të heqë dorë nga fitimi dhe në rastin më të keq, të jetë me humbje.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Kriza e çmimeve mendohet se do të ndryshojë mentalitetin e biznesit të vogël, i cili nëse kërkon të mbijetojë, duhet të rrisë rendimentin dhe përgjegjshmërinë.

Agjencitë e huaja turistike kanë sjellë delegatët e tyre për vizitat e para monitoruese pranë strukturave akomoduese në zonën e Golemit, një procedurë standarde që zë vend çdo vit. Ata po kujdesen, të shohin nga afër kushtet, masat e marra për shërbimin dhe akomodimin para sezonit veror.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Por teksa pritej që zbehja e rrezikut të pandemisë t’i jepte frymëmarrje turizmit, në horizont u shfaq një tjetër krizë siç është rritja e çmimeve, e lidhur ngushtë me luftën Rusi-Ukrainë.

Sektori gjendet sërish në mes të paqartësisë sesi do të jetë ecuria, në kushtet kur disa nga grupet kryesore të turizmit të organizuar si nordikët apo polakët, janë afër ose në kufi me zonën e konfliktit.

Ndërkohë është rritur shqetësimi për çmimet, pasi kontratat janë nënshkruar vitin e shkuar kur panorama ishte krejt ndryshe, ndërsa tani kostot janë shtuar me 30-40%.

Fatos Çerenishti, administrator i FAFA Group, që ka kapacitetin më të lartë akomodues në zonën e Golemit, pohon se shtrenjtim kanë shënuar çmimet e energjisë, lëndëve djegëse, ushqimet e detergjentët që secila e rrit koston për turist. Një vit më parë, kur nënshkroi kontratat me garanci me shërbimin “të gjitha të përfshira”, llogaritjet ishin të tjera.

“Koncepti tani është ai i pushimeve me duar në xhepa, pra kur të gjitha janë të përfshira dhe ne drejt kësaj pakete e kemi orientuar shërbimin tonë këtë vit, sipas kontratave të nënshkruara.

Kostoja e një pakete me të gjitha të përfshira për turist, për një ditë është mes 45-48 euro, të paktën aq e kemi përllogaritur ne në kontratat tona. Por me rritjet e kostove do ta kemi pak problem, sepse gjërat janë shtrenjtuar” nënvizon z. Çerenishti.

Stafi i tij është detyruar të ulet këto ditë dhe të bëjë një përllogaritje të re me çmimet aktuale dhe sigurisht kostoja për turist është rritur ndjeshëm. “Kemi një rritje të kostos për turist me 30-40%. Problemi real këtu është që ne kontratat i kemi bërë vitin e shkuar dhe çmimet për shërbimet dhe atë çfarë do të ofrojmë i kemi fiksuar sipas kushteve të asaj periudhe.

Është thuajse e pamundur t’i ndryshojmë dhe nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Shpresa jonë e vetme është që çmimet të rregullohen. Në të kundërt, do të duhet të qarkullojmë para pa ndonjë fitim në rastin më të mirë” – nënvizon ai.

Kasa: Është e pamundur të ndryshojmë kontratat, të na ndihmojë qeveria

Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, sheh si zgjidhje në këto kushte të vështira ndihmën që mund t’i jepet sektorit nga qeveria.

“Turizmi arriti me vështirësi të përballonte dy vite pandemi dhe në vend të një barre u kthye në fakt në një kontribuues të ekonomisë, duke arritur të sillte të ardhura të konsiderueshme.

Në fillim, për t’ju përgjigjur asaj që erdhi, ne morëm masat që kishim në dorë, duke bërë më të lira paketat për t’u bërë konkurrues dhe bëmë të pamundurën për të nxitur turizmin patriotik, diçka që dha efekt.

Por sot jemi në kushte të reja. Kemi nënshkruar kontrata garancie me partnerët tanë ndërkombëtarë, kur gjërat ishin drejt normalitetit dhe nuk kishim një krizë çmimesh si kjo që po shohim sot.

Rritja e energjisë, ushqimeve, naftës na prekin direkt dhe nëse nuk do të ketë stabilizim të tyre deri para sezonit veror, atëherë jemi përpara një problemi serioz” pohon ai.

Ndryshimi i kontratave nuk është një opsion që mund të gjejë zbatim, pasi kjo do të ishte katastrofike për turizmin, duke lënë njollë në imazhin e operatorëve shqiptarë tek agjencitë e huaja.

“Ne kërkojmë të mbështetemi, pasi kontratat nuk i ndryshojmë dot. E para sepse ka penalitete shumë të mëdha dhe do të duhet t’u hysh gjyqeve dhe e dyta, është çështje imazhi.

Një lëvizje e tillë është katastrofike për imazhin turistik të vendit, pasi humbet besimin tek agjencitë e huaja dhe kjo do të thotë të mbyllësh dyert edhe për të ardhmen.

Ne do të përpiqemi me aq sa mundemi të realizojmë të gjithë ato që kemi marrë përsipër, por shteti, i cili gjithashtu do të përfitojë, ndoshta do të duhet që së bashku me paketat e tjera që ka hartuar për përballimin e kësaj krize, të na japë një dorë” shprehet ai.

Related Articles

Back to top button