FUTBOLLSPORTSTAR CHANNEL

Futboll Femra/ Me tre kartonë të kuq, Apolonia tregon karakter dhe triumfon ndaj Gramshit

Apolonia ka arritur një fitore të rëndësishme në kampionatin e femrave në futboll, duke mposhtur Gramshin me rezultatin minimal 1-0. 

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Vlen te theksohet fakti se vetëm dy javë më parë Gramshi arriti te thyej Vllaznine brenda ne Shkoder me rezultatin 2-1

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndeshja u zhvillua në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”, ku skuadra fierake tregoi karakter dhe luftoi fort për të marrë tre pikët.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 45-të nga braziliania Tenutti de Souza, e cila ndëshkoi Gramshin dhe i dha avantazhin Apolonisë. 

Pjesa e dytë ishte e mbushur me tension, pasi Apolonia luajti për më shumë se 35 minuta (63 me gjithe 18 minutat shtese te akorduara nga gjyqtari i takimit !! ) me dy lojtare më pak. Vishkuli u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 56-të, ndërsa Xhindole u përjashtua nga loja në të 65-ën. 

Përveç tyre, me karton të kuq u ndëshkua edhe trajneri i Apolonisë, Kule, duke e bërë edhe më të vështirë sfidën për fieraket.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Pavarësisht inferioritetit numerik dhe mungesës së trajnerit në pankinë, vajzat fierake ia dolën të ruanin avantazhin dhe të merrnin një fitore me shumë vlera.

Me këtë triumf, Apolonia renditet në vendin e tretë me 33 pikë, vetëm tre pikë larg kryesueses Vllaznia dhe një pikë pas Gramshit të vendit të dytë. 

Ky rezultat ngjesh edhe më shumë garën për titull, duke e bërë fundin e sezonit tejet emocionues.

Formacioni i Apolonisë: HYSKA, NDOJ, TENUTTI DE SOUZA B., LEVENDI, HAMONIKAJ, MALAJ A., AHLICE, UKWUOMA O., NDJOCK POUHE N., VISHKULLI, XHINDOLE.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button