SPORT

Gersi Troka merr medalje ari në Lojërat Speciale Olimpike


Shqipëria ka një tjetër kampion të artë në disiplinat e sportit. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gersi Troka është sportisti i ri i cili ka rrëmbyer medaljen e arit në Lojërat Olimpike Speciale që po mbahen në Berlin prej datës 17 qershor. Gersi është me Sindromën Down dhe ndër sportistët që përfaqëson Shqipërinë në lojrat speciale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai e ka nisur notin kur ishte 9 vjeç dhe sot ai është kampion. Skuadra Olimpike Speciale Shqiptare përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Berlinit, teksa përfaqësohej vetëm me dy sportisë në Lojërat paraardhëse.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Gersi Troka ka bërë një performancë të shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not, për rrjedhojë ka arritur që të marrë një medalje ari duke ngritur lart flamurin shqiptar. Sportisti shkëlqeu në çerekfinale e gjysmëfinale, duke lënë ndjeshëm pas rivalët e tij, teksa edhe në finale ia doli të vendosë kohën më të mirë (3:04.70), duke marrë medaljen e parë të Artë për Skuadrën Speciale shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button