AKTUALITET

Gjashtë të arrestuar për dy ditë! Prangoset 38 vjeçari në Vlorë, do ekstradohet në Spanjë bashkë me Nikolin Janinën e “Porcelanosës” 


Antonio Xhaferi, është arrestuar nga Policia në Vlorë pasi kërkohet nga autoritetet në Spanjë për trafik droge, shkruan newsbomb.al. Xhaferi është rasti i gjashtë që arrestohet brenda dy ditëve në Shqipëri, për llogari të autoriteteve në Madrid.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Antonio Xhaferi, 38 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin penal të datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizate kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Të enjten në Vlorë është ndaluar dhe një i ri tjetër, i akuzuar nga Spanja për trafik droge. Dje, Policia e Fierit njoftoi se kishte arrestuar dy të rinj, njëri banues në Mbrostar dhe tjetri në Rroskovec, pasi për ta është nxjerr urdhër arresti nga autoritetet në Madrid.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Në kuadër të operacionit “Coin” u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar A. Rr., 29 vjeç, banues në Mbrostar Ferko, Fier, pasi Gjykata e Coin/Spanjë, me vendimin e datës 21.04.2021, ka nxjerë urdhër arresti për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjatë operacionit “Vilanova” u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar R. T., 23 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, ka nxjerë urdhër arresti për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik.”

Po ditën e djeshme, në bashkëpunim me Interpolin është prangosur biznesmeni Nikolin Janina, shkruan newsbomb.al. Pronari i kompanisë së hidrosanitareve “Porcelanosa” kërkohej nga Spanja si “koka” e një grupi të fuqishëm që trafikonte heroinë, kokainë dhe opium në Europë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, të shtetasit:  N. J., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi”, njoftoi Policia e Tiranës.

Related Articles

Back to top button