BOTA

Gjenden në Rumani 22 biçikletat e vjedhura të kombëtares italiane, kushtojnë 600 mijë euro


Gjatë një operacioni të gjerë antidrogë, ku u vunë në pranga 20 persona, policia rumune arriti të gjejë edhe 22 biçikletat e ekipit italian të çiklizmit, të cilat u vodhën javën e kaluar në Roubaix të Francës, ku u mbajt kampionati botëror i sallës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Biçikletat u vodhën teksa ishin në një furgon të parkuar pranë një hoteli ku qëndronte kombëtarja e Italisë. Ato kapin një vlerë prej 600 mijë eurosh.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Kemi arritur të shkatërrojnë një organizatë mafioze, e cila grabiste në vendet e BE dhe më pas shiste objektet e vjedhura në vende të ndryshme të Europës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Policia arriti të kapte në flagrancë personat të cilët po tentonin të shisnin 22 biçikletat e vjedhura në Francë”, ka bërë të ditur me anë të një njoftimi policia rumune.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button