AKTUALITET

Cigaret do shtrenjtohen me 25 lekë deri në 2026! Gati projektligji për rritjen e akcizës për duhanin, taksë edhe për shishat dhe nikotinën lëng

Viti 2021 përmbyll edhe strategjinë që Ministria e Financave kishte bërë për rritjen graduale të akcizës për cigaret (duhanin). Strategjia pati njё reduktim tё tregtisё sё paligjshme si edhe njё stabilizim tё tregut dhe tё tё ardhurave, pasi operatorёve mё tё mёdhenj tё tregut formal, por edhe organeve doganore, iu krijua siguri e mjaftueshme ligjore pёr furnizimin e konsumatorёve dhe realizimin e tё ardhurave.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Për këtë arsye qeveria propozon një kalendar të ri pёr periudhёn vijuese 5-vjeçare 2022 – 2026. Si pasojë e strategjisë së parë akciza e cigareve është rritur nga 5550 lekë për 1000 cigare në 2017, në 6500 lekë/për 1000 cigare në 2021.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Deri në përfundim të strategjisë së dytë në vitin 2026 Ministria e Financave parashikon që akciza paketat të rritet me 25 lekë.

Pjesë e akcizës do të bëhen edhe shishat që po përdoren gjerësisht nëpër lokale si dhe nikotina lëng.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"

Është propozuar kalendar rritjeje për të gjithë kategoritë e “Duhan dhe nënprodukteve të tij”. Është shtuar një kategori e re T403 “Shisha, nargjile” me kod 240311 dhe nivel akcize 6750 lekë/kg, nga 1 janari 2022 duke u rritur më pas për 4 vitet në vijim me 500 lekë/kg, si dhe në kategorinë T401 “Nikotinë lëng” është propozuar të shtohet nëndarja me përshkrim “Qeska Nikotine – Duhan i prodhuar dhe produkte nikotine me aplikim oral pa djegie”, me nivel akcizë 6750 lekë/kg, duke u rritur më pas për 4 vitet në vijim me 500 lekë/kg.” , thuhet në relacionin e projektligjit për ndryshimin e ligjit të akcizës.

Shkak për shtimin në listën e akcizës së shishave dhe nikotinës është bërë sipas financave dhe abuzimi që ekziston sepse vetëm një sasi e vogël është e regjistruar.

Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Arsyeja për detajimin e kësaj kategorie në listën e mallrave të akcizës është se në tregun vendas po tregtohet gjerësisht ky produkt me një trend në rritje të bareve dhe klubeve që ofrojnë këtë lloj produkti. Sipas të dhënave një sasi tepër e vogël është rregjistruar, pajisur me pullat përkatëse të akcizës dhe rrjedhimisht zhdoganuar. Aplikimi i akcizës për këtë produkt, në vendet të cilat e tregtojnë, është i ndryshëm, por duke mbizotëruar taksimi në kg të sasisë së duhanit brenda paketimit. Lidhur me klasifikimin dhe taksimin e këtij produkti është propozuar të jetë në nivelin 6,750 lekë/kg dhe baza e llogaritjes të jetë e bazuar në peshën e duhanit neto në produkt,” thuhet më tej në relacion.

Ndërsa sa i takon rritjes së akcizës për cigaret ajo do të vazhdojë derisa ti afrohemi legjislacionit evropian ku akciza është 90 euro për 1000 cigare.

Direktiva e BE-së parashikon që niveli i akcizës duhet të jetë jo më i ulët se 90 Euro/1000 fije e shprehur në lekë (11.250 lekë/1000 fije) nga 6500 lekë/1000 fije që është aktualisht. Niveli aktual i akcizës së cigareve prej 6500 lekë/1000 cope, është larg nivelit minimal të parashikuar në Direktivë. Për këtë qëllim dhe me synimin për tjubafruar gradualisht nivelit të Direktivës, nëpërmjet këtij projektligji është parashikuar rritja e nivelit të akcizës në 5 vitet e ardhshme me 5 lekë për paketë sipas këtij kalendari i cili shprehet në fije jo paketë: 6750 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2022; 7000 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2023; 7250 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2024; 7500 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2025; 7750 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2026″ thuhet në draft.

Nga rritja e akcizës në grupin e duhaneve, parashikohet efekt vjetor në rritjen e të ardhurave nga akciza rreth +750 milion lekë.

Nga ana tjetër shtrenjtimi i produkteve të duhanit konsiderohet edhe si një masë për të demotivuar konsumatorët e tij.

Arsyet për rritjen e nivelit të akcizës në produktet e duhanit:

1. Rritje graduale progresive për t’u përafruar me nivelin minimal, sipas Direktivës së BE-së 2011/64 “On the structure and rates of excise duty applied to manufactured tobacco”, e cila përcakton nivelin minimal te akcizës për cigaret, të paktën 90 euro/1000 fije.

2. Tё garantohet njё rritje graduale e tё ardhurave nga akciza dhe TVSH.

3. Rritja e akcizës së cigareve si një instrument për rritjen e çmimit të shitjes së tyre dhe politikë fiskale që synon frenimin dhe uljen e konsumit të cigareve, si produkt me pasoja në shëndetin e pupullatës.

4. Ti jepet mundёsi operatorёve formalё qё tё bёjnё plane biznesi afatgjatё dhe ti krijohet siguri nё tё bёrit biznes;

5. Tё garantohet njё rritje graduale e çmimeve me pakicё qё tё ndikojё financiarisht tek konsumatorёt, por jo ti orientojё drejt tregjeve tё paligjshme;

6. Të mbrohen të ardhurat nga erozioni i mundshëm drejt kategorive të reja të produkteve të nikotinës si Shisha, Duhan me ngrohje, Qeska Nikotine për përdorim oral dhe cigare elektronike (me lëng).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button