KRONIKËSTAR CHANNEL

Gjendet i pajetë një 68-vjeçar në një kanal pranë rrugës Radostinë–Vadhiz në Fier, policia në vendngjarje

Një person është gjetur i pajetë në një kanal pranë rrugës që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhiz të Fierit. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor për kryerjen e veprimeve të para procedurale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve policore, viktima, rreth 68 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia ka shkuar në vendngjarje rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, pas telefonatës së familjarëve. Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Aktualisht, grupi hetimor po merr deklarimet e familjarëve për të përcaktuar orën kur 68-vjeçari është larguar nga banesa, historikun e tij shëndetësor, si dhe po verifikon nëse ka pasur konflikte me persona të tjerë.

Reklama në FieriWeb

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button