AKTUALITETSTAR CHANNEL

Qindra besimtarë myslimanë falin namazin e Kurban Bajramit në Fier

Qindra besimtarë myslimanë në Fier kanë falur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure namazin e Kurban Bajramit në sheshin qendror të qytetit, duke shënuar një nga festat më të rëndësishme të besimit islam.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ritit të faljes i parapriu mesazhi i kreut të Myftinisë së Fierit, Mikele Hazizolli, i cili theksoi rëndësinë e kësaj feste si simbol i sakrificës, solidaritetit dhe ndërgjegjësimit shpirtëror. Në fjalën e tij ai u bëri thirrje besimtarëve për më shumë mirësi, bashkim dhe mbështetje ndaj njëri-tjetrit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ashtu si çdo vit, pas ritit të faljes, besimtarët kanë shkëmbyer urime dhe mesazhe dashurie, paqeje e mirëqenieje për familjet e tyre.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas traditës së kësaj dite të shenjtë, shumë prej besimtarëve kanë kryer edhe ritin e prerjes së kurbanit, duke shpërndarë një pjesë të mishit për familjet dhe njerëzit në nevojë, si shenjë solidariteti dhe ndihme ndaj atyre që kanë më shumë nevojë.

Reklama në FieriWeb

Në orët në vijim, familjet myslimane pritet të mblidhen për drekën tradicionale të festës së Kurban Bajramit, së bashku me të afërm dhe miq. Festa në Fier duket se po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha nga viti në vit, me pjesëmarrje të shtuar të besimtarëve të grupmoshave të ndryshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button